Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është me përpara në zgjedhjet parlamentare në raport me opozitën shqiptare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është me përpara në zgjedhjet parlamentare në raport me opozitën shqiptare

Shkruan: Afrim Kasolli

Kryetari i Bashkimit për Integrim Demokratik, Ali Ahmeti, tashmë ndodhet edhe në një përparsi të jashtëzakonshme morale në raport me opozitën shqiptare në Maqedoni të Veriut për zgjedhjet parlamentare.

Ishte vetë përfaqësuesi i saj Arben Taravari, që deklaronte se nëse i humb zgjedhjet do të japë dorëheqje.

Veprim ky që tashmë ai nuk po e bën. Kështu, nëse një lider nuk mund ta mbajë premtimin e tij para publikut ende pa e marrë pushtetin, po çka mund të pritet prej tij pasi ta marrë atë.

Ndërkohë, kjo paaftësi për të pranuar humbjen nuk është e rastësishme, por tashmë tregon indoktrinim e opozitës shqiptare sipas skemave politike të mentorëve të tyre nga Kosova me frymë leniniste.

Është e njohur qasja e liderit revolucionar rus kur e akuzonte Partinë Laburiste britanike, si formacion që është mashtrim për të drejtat e punëtorëve, edhe pse ajo i përfaqësonte ata politikisht dhe institucionalisht.

Sepse sipas tij, modeli i vërtetë i përfaqësimit të tyre është një sekt minor ideologjik.

/TV Arbëria

Powered by WordPress