Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes veterani I UÇK-së Agim Okrashtica

Vdes veterani I UÇK-së Agim Okrashtica

Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së, dega në Drenas, ka njoftuar për ikjen nga jeta e luftëtarit dhe veteranit të UÇK-së dhe sekretarit të Shoqatës se Invalidëve të Luftës në Drenas, Agim Okrashtica.

‘’Ikja nga kjo botë e Agimit ishte e papritur për ne dhe shumë tronditëse. Agimi ishte shok i veçantë, bashkëpuntor i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm i cili shërbeu me guxim dhe devotshmëri për lirinë e vendit tonë si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi i tij i pazëvendësueshëm në luftën për çlirimin e Kosovës mbetet një trashëgimi e përjetshme për gjeneratat e ardhshme. Pas përfundimit të luftës, Agimi vazhdoi misionin e tij duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, kanë thënë ata.

Okrashtica, ka shërbyer në Shoqatën e Invalidve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas, duke mbajtur pozitën e sekretarit të kësaj shoqate. Dhimbja për humbjen e tij është e madhe për ne, por kujtimi i tij do të mbetet i pamohueshëm në zemrat tona.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datën 04.03.2024, në orën 15:00, në fshatin Gllobar. Agimi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një simbol i lavdishëm i lirisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Me respekt, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas.

/TV Arbëria