Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Detyrimet historike të Shqipërisë

Detyrimet historike të Shqipërisë

Është fakt i ditur botërisht se shteti i Malit të Zi zgjerimin më të madh të kufijve të tij e ka bërë në dëm të tokave shqiptare. Politika e ekspansioniste e këtij shteti të vogël ballkanik filloi të marrë hov veçanërisht në vitet 70 të shekullit 19-të, me ashpërsimin e saj edhe që njihet si Kriza Lindore.

Pas luftës ruso-turke të vitit 1877 ky zgjerim u bë i mundur falë ndihmës diplomatike, politike dhe ushtarake ashtu sikur se Serbia dhe Mali i Zi e gëzonte nga  Rusia Cariste. Legalizimi i këtij aneksimi ndodhi si në Traktatin e Shën Stefanit që u nënshkrua ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Rusisë, ashtu edhe në Kongresin e Berlinit të mbajtur në vitin 1878, i cili ishte thirrur nga fuqitë e mëdha të kohës me qëllim rivendikimin përfundimeve të këtij traktati.

Mirëpo, as në këtë Kongres çështja shqiptare nuk gëzonte ndonjë mbështetje diplomatike. Vetë nikoqiri i këtij takimi kancelari i atëhershëm të Gjermanisë Otto von Bismarck, kur ishte pyetur për territoret shqiptare kishte deklaruar se ato janë “vetëm një shprehje gjeografike”. Pra duke trajtuar këtë hapësirë vetëm si mjet për kusure diplomatike. Dhe ashtu ndodhi. Ngase zgjerimi i Malit të Zi nuk do të kishte mundur të bëhej pa involvimin e Rusisë dhe gatishmërinë e Perandorisë Osmane për të hequr dorë nga kufijtë e saj administrativ, prona  këto ndër shekuj të shqiptarëve.

Kjo traditë u vazhdua edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, e cila u mblodh për të ndarë territoret shqiptare pas Luftërave Ballkanike të vitit 1912, kur Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Kjo e fundit e humbi këtë luftë. Ndërkohë, shteti shqiptar doli tejet i cunguar nga kjo konferencë, duke humbur më shumë se gjysmën e territoreve të tij.

Kjo politikë në dëm të interesave shqiptare u vulos me dy traktate tjera. I pari ishte ai i Lozanës në vitin 1923, që u nënshkrua ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Turqisë, ku kjo e fundit e pajtohej t’ia njihte pushtimin e tokave shqiptare shtetit grek. Dhe e dyta e nënshkruar në vitin 1938 nga qeveria e Mbretërisë Jugosllave dhe asaj Turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga ato që njiheshin në atë kohë si tri banovina; e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

Mirëpo, këtu duhet cekur se krahas këtij zgjerimi të jashtëm, po ashtu konsolidimi i brendshëm i kombit dhe shtetit malazez ishte bërë edhe nëpërmjet asimilimit dhe prozelitizmit të brendshëm të fiseve me etni shqiptare që jetonin në këtë vend që nga kohërat antike të Ilirisë, e të cilët  kishin pasur rol kryesor në historinë e tij. Një konvertim i tillë ndodhi në saje të politikave të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo e fundit në vazhdimësi ka qenë instrument i politikave pan-sllaviste.

Dhe kështu në saje të metodave të shumëfishta ia doli që të bëjë këtë konvertim. Madje, shumë dokumente historike dëshmojnë se si sunduesi malazias Nikola Petroviq I zgjerimin territorial të këtij vendi e bëri duke shfrytëzuar fisin e Vasojeviqit, njëri nga shtatë fiset e asimiluara shqiptare, i cili kufizohej me trevat shqiptare nga Selca e Nikci derti në Beranë.

Kurse, nëse gjurmohen me vëmendje rrjedhat historike në kombformimin malazez mund të konstatohet se si i tillë ky entitet është i përbërë nga një popullsi me origjinë shqiptare. Deri para se ai të shndërrohej në shtet të pavarur vetë pjesa verilindore e tij e cila ndryshe quhej si shtatë kodrat ishte e banuar nga shtatë fise sikur se VasojevićiBjelopavlićiPiperiKuçiBratonožićiMoraça dhe Rovca . Mbase, nuk do shumë mund për ta analizuar se si mbiemrat e këtyre fiseve dëshmojnë  përkatësinë origjinale identitare shqiptare, por mjerisht të asimiluar.

Tjera fise që dominuan këtë vend ishin Gjurashët të konvertuar në Cërnojeviqët. Ndonëse këtu nuk duhet përjashtuar hipotezën se ky fis ishte me orgjinë nga familja Kryeziu. E që edhe vet emri i këtij vendi rrjedh nga kjo mbiemri i kësaj familje. Sepse siç dihet “crno” në gjuhën sllave do të thotë i “zi”. Ndonëse ka hipoteza tjera që po ashtu, emrin zyrtar të këtij shteti e derivojnë nga emërtimi malësi. Fis tjetër me ndikim në historinë e Malit të Zi ishin edhe Balshajt që ndryshe njihen si Balšići etj etj.

Kjo panoramë e shkurtër gjenanologjike dhe historike e pasqyron historinë tragjike të shqiptareve. Në shumëçka ajo i ngjan dramës “Mbreti Lir” të Shekspirit, i cili duke ua dhuruar vajzave të tij tërë  mbretërinë që e komandonte,  në fund mbeti si jetim në rrugë. Prandaj, tashmë kur po kalojnë afatet një shekullore të shumë prej këtyre marrëveshjeve, me të drejtë mund të shtrohet pyetja se a do t’i kërkojë Shqipëria tapitë e saj legjitime?

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress