Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Detaji që tregon se Vetëvendosje do ta sabotoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Detaji që tregon se Vetëvendosje do ta sabotoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkruan: Afrim Kasolli

 

 

Pas publikimit të vendimit të plotë te Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje i ka vazhduar në sinkron sulmet ndaj këtij aktgjykimi.  Ka vazhduar retorika e cilësimit të tij se si i ka uzurpuar kompetencat e Kuvendit dhe me kete te sovranit, etj. Dhe se ai meton ta përmbysë me mjete te kapura juridike vullnetin popullor.  Frazat e komunikatës zyrtare të këtij subjekti politik, sikur ” Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata” janë shprehje eksplicite e ketij qendrimi refuzues.

Kjo fushate vetëm sa e ka shtuar, pasigurinë dhe paqartësinë e sjelljes se saj në raport me ketë detyrim kushtetues.

Megjithatë, ekziston një detaj specifik qe mbase mund te hedh drite per ate se si Vetëvendosje po përgatitet ta sabotoje vendimin e ne fjale.

Duke dashur ta kritikojë “tezen e analogjise” sipas se cilës nuk mund te kete dy standarde te ndryshme ne krijimin e organeve te pushtetit qendror, një per Qeverinë dhe një tjeter per Kuvendin, qe gjoja qenka teze e opozitës l, Vetëvendosje konstaton se në këtë mënyrë “Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”.

Mirëpo, nje sulm i tillë e nxjer lakuriq partine fituese të zgjedhjeve. Sepse sikur kjo te angazhohet mirefilli me qellim debllokimin e konstitumit te Kuvendit, ne frymen e kompromisit e bashkëpunimit nder partiak, atëherë ajo qe ne seancen e pare mund ta tejkaloje kete test dhe keshtu planet “djallezore” te Gjykatës Kushtetuese do te dështonin. Por me këtë sulm kjo parti vetëm sa po e shtron shtratin per ta justifikuar bllokimin e sotëm si konfirmim per “komplotin” e nesërm kushtetues kundër saj.