Një ndejë familjare mbrëmë në fshatin Dubravë të Istogut u shëndrrua në skenë tronditëse për familjen Hoti dhe Kamberaj.
Polici Fatjon Hoti e ka qëlluar me armë në kokë tezakun e tij, Geti Kamerajn.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pa dashje në kohën kur zyrtari policor, Fatjon Hoti po bëhej gati që të nisej për punë.
Plagosja ka ndodhur në ambientet e brendshme të shtëpisë aty ku disa familjarë ishin mbledhur në një ndejë qefi.
16 vjeçari i plagosur është dërguar në QKUK atje ku gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Aktualisht i plagosuri Kameraj ndodhet në operacion ndërsa polici Hoti është dërguar në mbajtje.