Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Detaje të reja nga aksioni tek “Pallati i Rinisë” – Sekuestrohet një armë zjarri, dy të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës

Detaje të reja nga aksioni tek “Pallati i Rinisë” – Sekuestrohet një armë zjarri, dy të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale, kanë dalë me një koomunikatë të përbashkët, lidhur me aksionin tek Pallati i Rinisë, në komunikatë bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar dhe është sekuestruar një armë zjarri gjatë aksionit, shkruan TV Arbëria.

Dy të arrestuarit sipas Prokurorisë dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.

Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje në komunikatë thuhet se janë sekuestruar 2 telefona,  dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore, dhe një armë zjarri me 10 fishek.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë dhe hetimet rreth rastit po vazhdojnë, kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Komunikata e plotë:

Komunikatë e përbashkët për media nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

Prishtinë, 7 tetor 2024 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimit disa mujor, sot është zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.

Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.

Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

• 2 telefona celular;

• dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore;

• 1 armë zjarri me 10 fishek.

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.