Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Detaje për zjarrin në banesën kolektive në Ferizaj, dy nga të lënduarit vazhdojnë trajtimin në QKUK (FOTO)

Detaje për zjarrin në banesën kolektive në Ferizaj, dy nga të lënduarit vazhdojnë trajtimin në QKUK (FOTO)

 

Djegia e orëmatësve në një banesë kolektive në Ferizaj të dielën mbrëma ka bërë që të lëndohen 10 persona.

Tre nga ta kanë marrë trajtim në QKUK ku pas tretmanit fillestar njëri prej tyre është liruar e dy të tjerë po vazhdojnë mjekimin dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klankosova.tv.

Të gjithë kanë pasur ngulfatje pasi kanë thithur monoksid karboni nga tymi që është shpërndarë në të gjitha katet e ndërtesës.

Të lënduar nga tymi kanë qenë edhe 3 zjarrfikës por që gjendja e tyreështë stabile, të njëjtit kanë bërë edhe evakuimin e krejt banorëve të ndërtesës.

Policia po e heton rastin sipas zëdhënësit të rajonit të Ferizajt Kanun Veseli dhe për të gjeturat do të njoftojnë pas rezultateve.