Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Detaje nga vrasjet në Podgoricë: Dyshohet se krimi u krye me armë të ftohtë, autori sulmoi edhe nënën e tij

Detaje nga vrasjet në Podgoricë: Dyshohet se krimi u krye me armë të ftohtë, autori sulmoi edhe nënën e tij

Autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric me origjinë nga Rozhaja pasi që i njëjti po dyshohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në qytetin e Podgoricës.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpinë familjare, shkruan Vijesti.me.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.