Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Detaje nga shpërthimi i minicisternës ku humbi jetën një 44 vjeçar

Detaje nga shpërthimi i minicisternës ku humbi jetën një 44 vjeçar

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim në Komunën e Pejës i mori jetën një 44 vjeçari. Ai në momentin kritik ishte duke punuar në një minicisternë tokësore dhe shpërthimi i tij ishte fatal për të. Nga Policia e Prokuroria në Pejë dhanë detaje rreth rastit.

Një shpërthim i fuqishëm i mori jetën jetën një personi mëngjesin e së premtes në Pejë.

Derisa 44 vjeçari V.M. ishte duke punuar në këtë cisternë tokësore, ajo shpërtheu.

E si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes u panë një numër i lartë i zyrtarëve policorë.

Ndërsa shiriti i sigurisë u vendos në një perimetër më të gjerë nga ekipet policore.

Detaje rreth rastit dha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, ky shpërthim ishte fatal për trupin e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe hetues policorë për të mësuar shkakun se si erdhi deri te shpërthimi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për televizionin se me të marrë informacionin, ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mini-cisterna ishte e vendosur mbrapa këtij objekti, në pjesën e tokës.

Edhe disa orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes qëndronin prokurorët, hetuesit, ekipet e zjarrëfikësve, ekipet policore dhe ekipet e tjera emergjente.