Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë – destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë – destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.

Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Lokacione me përmasa të mëdha të kanabisit, e që produkt final është marihuana, jemi ende në fazën e përpunimit të të dhënave. Pra, është një hetim i gjatë më shumë se dy muaj. Kemi deri tani një person të arrestuar, është shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në pozitën e organizatorit.Kemi edhe persona tjerë të dyshuar, por deri tani nuk mund të japim detaje tjera”, tha togeri i Policisë së Kosovës.

Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike mbi 5 milionë euro.