Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Detaje Ekskluzive, pse ndodhi vrasja e të riut në Vushtrri?

Detaje Ekskluzive, pse ndodhi vrasja e të riut në Vushtrri?

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Vushtrrisë u trondit nga një vrasje me armë zjarri.

Si pasojë mbeti i vrarë një 19 vjeçarë, Ardit Zymberaj, derisa dorasi ishte bashkëmoshatari i tij i cili siç njoftoi Policia e Kosovës tashmë është arrestuar.

Për TV ARBËRIA, shoqja e viktimës ka deklaruar se shkak i vrasjes ishte kacafytja për një vajzë.

“E vrau shkaku i nje vajze, kacafytje që ka fillu qe moti kohe”, tha ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas identifikimit të dyshuarit 19 –vjeç është bërë arrestimi i tij, të cilit i është konfiskur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari për kryerjen e vrasjes.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.