Nait Hasani, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka thënë detaje ekskluzive për TV Arbëria, se si shkuan në familjen Jashari gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ai në ARB Debat përballë Rid Berishës ka treguar ditën kur shkuan në odën e familjes Jashari.
Rrëfimi i tij:
“Ne kemi shkuar si UÇK në Prekaz dhe kemi treguar se ne jemi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkë me Sylën, bashkë me Rexhën, kemi shkuar në mbrëmje, përafërsisht ka qenë në vitin 1995, janar-shkurt, aty diku, dhe kemi biseduar. Kur kemi shkuar, ka qenë në odë Shabani, ka qenë Luli, Bashkimi, fëmija në atë kohë, tani ka ardhur Ademi, Hamza, Sahit Jashari, dhe kemi ndenjur në odë aty.
Shabani ishte në ballë të oxhakut, unë isha ngjitur me Shabanin dhe në anën e dritareve ishte Syla, Rexha. Kur ka ardhur më vonë Ademi, i vorrëm armët dhe u përshëndetëm. Për mua ishte e jashtëzakonshme sepse u takova për herë të parë me ta drejtpërdrejtë.
Kemi biseduar me Ademin, Rexhën, Hamzën dhe dikur Rexha me Hamzën kanë filluar dhe kanë kënduar këngë,” tha ai.
Hasani ka thënë se qëllimi i tyre ishte i përbashkët.
“U gjet gjuha e përbashkët menjëherë sepse qëllimi ishte i mirë.”
“Kemi ndenjur aty 12 orë ose 20 orë, kemi biseduar për formën e organizimit,” ka thënë Nait Hasani. /TV Arbëria
Ndiqni intervistën e plotë: