Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Desku thotë se në fillimet e Shkollës Normale prej 106 nxënësve vetëm 2 kanë qenë shqiptarë

Desku thotë se në fillimet e Shkollës Normale prej 106 nxënësve vetëm 2 kanë qenë shqiptarë

Autori i librit “Monografia e Prizrenit” ka thënë se në fillimet kur është hapë shkolla normale në Prizren shumica e profesorëve kanë qenë serbë.

Madje sipas një statistike ai tregoi që në atë kohë prej 106 nxënësve sa ka pasur shkolla, vetëm 2 kanë qenë shqiptar.

Por Desku tha se me shtimin e kuadrit është shut edhe numri i profesorëve dhe nxënësve shqiptarë në këtë shkollë.

“Përmbi 200 mësues kanë ardhë prej Shqipërisë, Ernest Koliqi ka qenë ministër i Arsimit gjatë viteve  41-44 disa kanë mbet disa janë kthy në Shqipëri. Por ai shkollim do me thënë ka bë që të vazhdohet edhe me mësues të Shipërisë edhe këtu shkollimi është ngritë. Ka pasë profesor shqiptarë  në shkollën normale dhe shkolla të tjera por jo në fillim viteve kur është kriju shkolla normale 55-56. Është një statistikë prej 106 nxënësve vetëm dy kanë qenë shqiptarë edhe profesorët shumica serbë edhe në gjuhën serbe ka qenë normalja në  fillim, mandej tu u shut kuadri është shut numri i profesorëve dhe nxënësve shqiptarë”, tha Desku në emisionin “N’PULT”.