Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Desku flet për specifikat e Shkollës Normale të Prizrenit

Desku flet për specifikat e Shkollës Normale të Prizrenit

Autori i librit “Monografia e Prizrenit”, Cen Desku në TV Arbëria ka folur rreth specifikave të Shkollës Normale të Prizrenit.

Ai deklaroi se ka qenë shumë e vështirë fillimisht me u refjistru si nxënës në atë shkollë, shkruan TV Arbëria.

“Së pari ka qenë vështirë me u regjistru si nxënës i shkollës normale. Ka qenë provim pranues gjuha shqipe, matematika, ka qenë muzika, ka qenë arti plus edhe edukata fizike që në shkolla tjera s’kanë qenë këto kritere. Akademia pedagogjike nuk e ka pasë programin e shkollës normale, ka qenë një lloj i shkollës së lartë për cikël të ulët po s’ka pasë ato kriteret që i ka pasë shkolla normale”, tha Desku.