Naim Berisha zgjedhet ushtrues detyre i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë

Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Naim Berisha...

Greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës, disa prej tyre e sabotojnë atë!

Punëtorët teknikë të Kuvendit kanë hyrë në grevë që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në

Extra AL PVC

Ka dështuar tenderi për ta pajisur repartin e dedikuar për metodën e fertilitetit të asistuar mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Për disa kërkesa dhe pajisje nuk janë pranuar fare oferta”, thuhet në një dokument të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Ky divizion tha se për të vazhduar procesin për pajisjen e raportit, “sipas profesionistëve duhet të rishikohen specifikat teknike” para se të hapet sërish tenderi.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për REL-in se tenderi për pajisjet e IVF-it ka dështuar.

“Gjatë procesit tenderues janë pranuar shumë pyetje sqaruese dhe janë bërë korrigjimet e kërkuara me qëllim të lehtësimit dhe mundësisë më të gjerë për ofertim. Por, meqenëse nuk kishte oferta të përgjegjshme pritet që gjatë ritenderimit, të arrijmë t’i kontraktojmë”, u tha në përgjigjen e MSH-së.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

Aktualisht, kjo metodë kryhet vetëm në institucionet private.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në kuadër të së cilës do të jetë reparti i IVF-së, po presin pajisjet për këtë metodë mjekësore. Punimet në infrastrukturë për repartin e ri veçse janë kryer.

IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Naim Berisha zgjedhet ushtrues detyre i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë

Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Naim Berisha...

Greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës, disa prej tyre e sabotojnë atë!

Punëtorët teknikë të Kuvendit kanë hyrë në grevë që...

Monaco i jep leksion Barcelonës

Një Monaco me lojtarë të rinjë, shumica nën 20...

Zbulohet data e publikimit të “Squid Game 2”

Sezoni i dytë i serialit super të suksesshëm “Squid...

Naim Berisha zgjedhet ushtrues detyre i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë

Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Naim Berisha është zgjedhur u.d. të drejtorit të këtij instituti. “Në mbledhjen e mbajtur më 20 shtator 2024,...

Greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës, disa prej tyre e sabotojnë atë!

Punëtorët teknikë të Kuvendit kanë hyrë në grevë që një javë. Shkak i kësaj greve janë pagat e ulëta, me vetëm 275 euro. Por këtë grevë...

Monaco i jep leksion Barcelonës

Një Monaco me lojtarë të rinjë, shumica nën 20 vjeç, e kthen Barcelonën me këmbë në tokë. Një titull i saktë për ekipen e...