Lansimi i parë provë i raketës së parë orbitale të projektuar dhe prodhuar tërësisht në Australi ka dështuar.
Raketa u rrëzua vetëm 14 sekonda pas ngritjes, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Pas rrëzimit, re të dendura tymi të bardhë u ngritën mbi Portin Hapësinor Bowen në veri të Queensland, ku u lëshua raketa.
Pavarësisht dështimit, Gilmour Space Technologies tha se testi përfaqësonte një “hap gjigant” për programin hapësinor të Australisë.
Në një deklaratë zyrtare, ata konfirmuan se nuk kishte të lënduar në incident dhe njoftuan se do të përpiqeshin të organizonin lëshimin e radhës brenda gjashtë deri në tetë muajsh.