Ka dështuar edhe tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes për ndryshimin e mënyrës së votimit për Kryetarin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk është përkrahur nga partitë opozitare. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarë për Komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë, duke e bërë të pamundur formimin e tij.
Seanca e ardhshme është caktuar më 27 maj, duke filluar nga ora 11:00