Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat, mungojnë deputetët

Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat, mungojnë deputetët

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Në rend dite ishte për Projektligji për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura me 8.10.2024;
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amandamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal;
  4. Të ndryshme.