Për herë të 53-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Partitë e opozitës sëfundit nuk propozuan anëtar për komision të fshehtë, teksa kërkuan votim të hapur.
Ata e akuzuan kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës.
Dehari kërkoi që deputetë të mblidhen edhe njëherë për të provuar nga ora 22.
Nga nesër do të fillojë masa e përkohshme e caktuar nga gjykata që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e aktgjykimit final.