Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dështojnë Egnatia dhe Partizani, dy ekipet shqiptare eliminohen në garat evropiane

Dështojnë Egnatia dhe Partizani, dy ekipet shqiptare eliminohen në garat evropiane

Egnatia dhe Partizani i kanë dhënë “lamtumirën” kualifikueseve evropiane këtë sezon.

Kmpionët dhe nënkampionët e Superiores, u mposhtën nga islandezët e Vikingur dhe gjeorgjianët e Iberia 1999.

Kështu, “Rrogozhinasit” e Edlir Tetovës nuk arritën të shfrytëzonin avantazhin 1-0, të transfertës islandeze, teksa në “Loro Boriçi” janë mundur me dy gola nga Vikingur, pas autogolit të Dulysee dhe rrjetës së Thrandarson, në minutat 28’ të pjesës së parë e 48’ të pjesës së dytë.

Në anën tjetër, “Demat e Kuq”, të Partizanit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0, në sfidën e dytë përballë Iberia 1999, në “Elbasan Arena”, duke lënë të vlefshëm fitoren 2-0, të këtyre të fundit, në tokën gjeorgjiane.

Kështu Egnatia dhe Partizani e mbyllin këtu rrugëtimin në arenën evropiane, ndërsa kundërshtarët e tyre kalojnë në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League.

Themes by WordPress