Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dështoi shkarkimi i tij, reagon Afrim Gashi: Ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

Dështoi shkarkimi i tij, reagon Afrim Gashi: Ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pasi ka dështuar shkarkimi i tij.

“E majta”, kishte thirrur interprelancë për shkarkimin e tij, duke e akuzuar atë për për shkeljen e rregullores së punës së parlamentit, dhe akuza të tjera.

Por, shkarkimi i tij ka dështuar. Këtë Gashi e ka quajtur si fitore të arsyjes mbi paragjykimet dhe propagandën.

Kryeparlamentari Afrim Gashi i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetje.

“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën. I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance. I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme. Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës”, ka shkruar Gashi.