Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dështoi keq me Italinë në Euro 2024, merret vendimi për Spallettin

Dështoi keq me Italinë në Euro 2024, merret vendimi për Spallettin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gavina ka konfirmuar se Italia ka vendosur besimin e tyre tek Luciano Spalletti, i cili nuk pritet që të largohet nga posti i përzgjedhësit të kombëtares, pavarësisht eliminimit të Italisë nga Euro 2024 në fazën e 1/8 së finales.

Që të dy, Spalleti dhe Gravina, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në kampin me bazë në Iserlohn ku po qëndronte Italia mëngjesin e sotëm (30 qershor).

Gravina i cili po ashtu po përballet me një të ardhme të pasigurt me zgjedhjet për president që janë caktuar në mars të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar se ka pasur bisedime të gjata me Spallettin pas humbjes ndaj Zvicrës.

Ai sidoqoftë theksoi se është “e paimagjinueshme” që ta shkarkojë Spallettin në më pak se një vit pas emërimit të tij.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Ka pasur një bisedë të gjatë me trajnerin dje dhe mendoj se është e paimagjinueshme që të zgjidhim problemet duke braktisur projektin pas vetëm tetë apo nëntë muajve”, ka thënë Gravina para mediave.

“Në qendër të projektit është një trajner i cili ka qenë këtu për nëntë deri në 10 muaj, i cili jo gjithmonë i ka pasur lojtarët në dispozicion. Besimi ynë duhet të punojë dhe tashmë ka një mision të ri pas 60 ditëve”, përfundoi ai.

Italia do të rikthehet sërish në aksion ndaj Francës në kuadër të Ligës së Kombeve më 6 shtator.

Powered by WordPress