Pas dështimit të madh të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Euro 2024, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është munduar ta arsyetoj edhe me arrestimin e tij nga policia e Kosovës që kishte ndodhur në prag të fillimit të kualifikimeve.
Ademi ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të besimit, duke u mbajtur një muaj në arrest shtëpiak, e që pas një procesi është liruar nga akuzat.
‘’Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur dicka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuz, por jam hetu ose Federata është hetu, faktikisht ka ndodh dicka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat. Nuk kemi mundur ta shpalosim programit e kjo ndoshta ka qenë shokë për futbollistat. Ne si Federat, gjithmon kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kontate edhe me UEFA-n e FIFA-n. Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë’’, tha thënë Ademi për ATV-në.