Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dështimi i mbledhjes së KQZ’së, Krasniqi adreson akuza ndaj opozitës, s’i pëlqen pyetja e gazetarit

Dështimi i mbledhjes së KQZ’së, Krasniqi adreson akuza ndaj opozitës, s’i pëlqen pyetja e gazetarit

Sot ka dështuar mbledhja e KQZ’së për shkak të mungesës së kuorumit. Sipas përfaqësuesve të VV’së në këtë institucion anëtarët e LDK’së, PDK’së e AAK’së nuk shkuan në mbledhje pasi nuk janë pro shtyrjes së afatit për regjistrim të votuesve të mërgatës.

Pasi mbledhja u mbyll nga kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, Alban Krasniqi e Sami Kurteshi vazhduan t’u përgjigjen gazetarëve.

Krasniqi u përplas me një gazetar i cili e pyeti se “pse po besoni që është me bazë akuza juaj ndaj opozitës për tre ditë kur kanë qenë më shumë se tre muaj për regjistrim të diasporës? Pse s’janë shfrytëzua tre muaj, tash duhet mu anku për tre ditë?”

Krasniqi tha se kjo pyetje është pa vend.

“Kjo është shumë pyetje pa vend me thënë të drejtën. Më fal që po të them”.

Gazetari u përgjigj duke thënë se pyetja e tij nuk është pa vend. “Ju veç mundeni me u përgjigj”, tha ai.

“Pyetja është shumë legjitime, nuk jeni autoriteti që e vlerësoni a është pyetje pa vend. Veç mundeni me u përgjigj”, tha gazetari.

“Nuk kam çka përgjigjem në një pyetje që është komplet jashtë kontekstit. Ju po i fajësoni njerëzit që nuk janë regjistru deri më tash?”

“Nuk po i fajësoj, vetëm po pys”, tha gazetari.

“Nëse po pyet, atëherë unë po të them që tash është interesimi tejet i jashtëzakonshëm i njerëzve dhe po të pyes ty si qytetar a je për me ia ndalë këtë të drejtë”, tha Krasniqi.

“Nuk jam unë ai…”, u përgjigj gazetari.

“Nëse në ditën e zgjedhjeve janë 50 qytetarë që presin jashtë qendrave të votimit, kanë ardhë me vonesë. Cili është funksioni i KQZ’së në situata të tilla”, tha ai.

Gazetari tha që “i rregullon KQZ”.

“Jo i rregullon, është parim që të mundësohet qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, tha Krasniqi.

Më pas gazetarët iu drejtuan Krasniqit me pyetje.

“Tash unë nuk po e di a po e luni opozitën. Mirë de, nëse jeni media po e shihni që mungojnë 4 anëtarë të tri subjekteve politike. Tash adresojani pyetjen atyre pastaj, a kanë pasur kohë a jo, më doket është çështje jashtë kontekstit”, tha Krasniqi.

“Jo ne jemi media”, tha dikush nga gazetarët.