Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dëshmuar për “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që sipas tij ka ndodhur në zonën e Rahovecit.
Para dëshmisë së këtij dëshmitari, Trupi Gjykues, thuhet se ka lëshuar një urdhër gojor duke urdhëruar avokatin Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Thaçit deri më 11 mars.
ZPS-ja akuzon ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura dhe trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën mars 1998– shtator 1999 dhe pjesëmarrje drejtpërsëdrejti në frikësim, marrje në pyetje, keqtrajtim të atyre që i shihnin si kundërshtarë politikë. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar të gjitha akuzat e ZPS-së.