Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dëshmitari Fonda: Po mendoj se jam keqpërdorë

Dëshmitari Fonda: Po mendoj se jam keqpërdorë

Dëshmitari Kurtesh Fonda me të filluar senaca gjyqësore në ditën e tretë të dëshmisë së tij ka kërkuar nga gjyqtari kryesor që ti mundësohet një avokat, pasi që një ditë më parë, sipas tij gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux është keqperdorë.

Lidhur me këtë kërkesë, gjytari kryesor ka kërkuar një pushim prej  pesë minutash për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Deklarimi i tij i plotë:

Gjyqtari: Keni ndonjë pyetje, dëshironi të thoni diçka dëshmitarë.

Fonda: Kryesues i panelit gjyqësorë, unë dje pasdite i kam pa në inqizimet që janë prezantue nga gjykata, i kom përcjellë me vëmendje dhe sidomos marrja në pyetje nga gjyqtari më ka bë me mendue që me kërkue një avokat, respektivisht një mbështetje nga një avokat. Po mendoj se jam keqpërdorë.

Gjyqtari: Jeni përpjekur që të kontaktoni me ndonjë avokat vet ju personalisht.

Fonda: Po e kërkoj prej juve t’ma ofroni ndihmën e një avokati.

Gjyqtari: Do të duhet të bëjmë një pushim të shkurtër të diskutojmë këtë qështje. Do të bëjmë një pushim prej pesë minutash