Dëshmitari i radhës, Nezir Çoçaj, është pyetur lidhur me rolin e tij në luftë, raportet me komandant drinin dhe angazhimin e tij në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).
Në dëshminë e tij Çoçaj ka thënë se konsideron që ka pasur raporte të mira me Ekrem Rexhën, të njohur me nofkën komandant Drini.
Çoçaj ka mohuar të ketë pasur SHIK përgjatë kohës së luftës, teksa ka shtuar se përgjatë asaj kohe ka ekzistuar vetëm njësiti i Zbulim-Kundër-Zbulimit (ZKZ).
“Nuk e di që ka pasur SHIK në atë kohë, funksionim të SHIK-ut në atë kohë. Ne kemi qenë zbulim kundër-zbulim kundër sektorit ushtarak. Për të qenë i qartë, në mars të 99-ës, deklarata është nxjerrë në mars të 99-ës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.