Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dëshmia e Rubin/ Ushtaraku Gecaj: Dëshmi përmbajtësore dhe e rëndësishme për Gjykatën

Dëshmia e Rubin/ Ushtaraku Gecaj: Dëshmi përmbajtësore dhe e rëndësishme për Gjykatën

Ushtaraku Hysen Gecaj i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën ka komentuar dëshminë e ndihmëssekretarit të  shtetit, James Rubin  në Gjykatën Speciale.

Mes tjerash, Gecaj tha se deklarata e Rubin ka qenë përmbajtësore dhe e rëndësishme për Gjykatën.

“Deklarata e tij mu personalisht si një ish protagonist i asaj kohe më ka kthy direkt në atë kohë dhe i ka fresku disa gjana që i kemi lanë një kohë nëm hije dikun. Dhe mund të them se ka qenë një deklaratë tejet përmbajtësore dhe e rëndësishme për Gjykatën e cila deri më tash, kemi pa që ka shku në njëfarë mënyre jo shumë të qartë për opinionin se çka po ndodhë atje brenda”, tha Gecaj në Tv Arbëria.

Kjo pasi sipas tij, “në radhë të parë shihej si një gjykatë e cila ka pranu dëshmi të disa dëshmitarëve, të cilët nuk janë të besueshëm aspak, e nuk do të duhej të ishin të besueshëm për asnjë gjykatë”.

 

“Dëshmia e Rubin na ka kthy në çështjen kyqe, në fotografinë e madhe, fotografinë e cila do të duhej të ishte thelbi i kësaj Gjykate”./TV ARBËRIA./

 

 

 

Ndiqeni emisionin e plotë: