Në një intervistë emocionuese në emisionin “Voter me Valin” në Arberia TV, Nehat Shabani rrëfeu përjetimet e dhimbshme të familjes së tij gjatë periudhës së luftës në vitin 1999 dhe masakrën tragjike në fshatin Llashticë.
Shabani tregoi se gjatë periudhës së luftës, familja e tij dhe shumë familje të tjera, përfshirë Hysenin, Ramushin, Berishën dhe Rashitin, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe terrorit. Ai përmendi se me 23 mars të vitit 1999 nisi periudha më e vështirë, kur djali i tij Lirimi u detyrua të largohej në mal bashkë me të tjerë, duke qëndruar në kushte të rënda deri më 13 prill.
Në këtë kohë, sipas tij, fshati u përball me djegie masive dhe plaçkitje të pronave, ku rreth 13 shtëpi u dogjën dhe u vodhën makina, traktorë e madje edhe kafshë.
“Jemi këtu pranvë varrezave Shabani, është gjyshi im, është xhaxhai im dhe gruaja e tij, është kushërir im, dhe disa anëtarë të familjes time që i kemi humbur në vitin 99. Po ka edhe familje tjera si familja Hyseni, Ramushi, Berisha, Rashiti e të tjerë. Periudha e luftës ka filluar kur 23 mars 99, një ditë para bombardimeve më ka thirrë djali im Lirimi edhe pas katër ditëve për fat të keq është dasht me lëshu edhe me dal me nejt në mal në natën e parë dhe duke vazhduat pastaj kemi vazhdu deri sa jemi tendos në tenda të plastikës atje në mal, vendi i quajtur rruga e Rexhepit dhe në rrugën e Majëve dhe atje kemi qëndruar deri më 13 prill. Ndërsa 1 javë para se me u dëbu, domethënë më 6 prill ka filluar djegja e fshatit dhe vjedhja e plaqktija e tyre, prej fillimit e deri ën fund, që janë përafërsisht 13- shtëpi të djegura, përfshirë edhe vjedhjen e vetrave e traktorave. Poashtu kemi pas edhe në atë kohë fshati kafshë, që edhe ato I kanë marrë”, u shpreh Nehat Shabani në n’Votër me Valin.
Më 30 prill, forcat serbe rrethuan disa anëtarë të familjes së tij dhe familjeve të tjera në një vend afër tendave ku kishin qëndruar, ku u krye një masakër brutale. Nga 19 persona të rrethuar, 13 u vranë, ndërsa 6 arritën të shpëtonin, disa prej tyre me plagë. Shabani përshkroi mënyrën e egër të ekzekutimit, ku viktimat u qëlluan një nga një, nga gjoksi e përpjetë.
Ai theksoi gjithashtu se një prej dëshmitarëve të mbijetuar ka vdekur kohët e fundit dhe, për fat të keq, asnjë nga dëshmitarët nuk është thirrur ndonjëherë në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar për këtë masakër.
“Që domethënë me 13 prill na kanë rretheku te tendat ku jena kanë në vendin ku jena na tash, edhe në ato ditë vecse kanë rënë edhe trimat sic janë Ali Selimi, Enver Murseli, Imer Rashiti, Lulzim Musliu, dmth me djalin tem janë 5 veta të vrarë në atë ditë. Në gjithë fshatin janë të vrarë 26 persona. Pas dëbimit disa persona kanë mbetë këtu, që nuk kanë mujt me u bashku me familjen e tyre me u largu, sic është pjesa tjetër e familjes time. Kështu që me 30 prill e kanë tubu gjyshin, xhaxhain tim dh familjen Hyseni dhe dy persona të tjerë ku kanë qenë rreth 9 persona, duke përfshirë Fisnikun, djali e migjes tim rreth 2vjet e gjysmë e deri të gjyshi im, pra aty ka ndodh më e keqja sipas dëshmitarëve që kanë shpëtuar të gjallë nga aty, ku njëri prej tyre ka vdekur para disa vite, ai I ka dit të gjitha gjërat edhe për fat as Gjykata në Hgë nuk arriti asnjëherë si dëshmitarë I Masakrës së Llashticës. Kështu nga 19 sa ishin, 13 janë vrarë dhe 6 kanë shpëtu, nga këta që kanë shpëtu 4 janë plagosur e dy jo.Njërit prej tyre i kanë thanë që tz pot lojmë gjallë që me tregu cka kena ba. Dhe këta që kanë shpëtuar na kanë treguar se a i ka qenë I tmerrshëm, dhe se nuk I kanë vrarë rafall po një nga një, nga gjoksi e përpjetë i kanë qëlluar”, tha Shabani në Arbëria TV.