Gazeta L’Equipe zbuloi sot se kishte një diskutim të tensionuar midis Didier Deschamps dhe Eduardo Camavingas pas barazimit kundër Polonisë që ‘Gjelat’ mbetën të dytit në grup.
Deschamps i qortoi në sallën e konferencave, ata që dolën në fushë në pjesën e dytë, mes të cilëve ishte lojtari i Real Madridit, si dhe Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud.
Camavinga në zonën mikse, shpjegoi se ata që dolën në fushë dhanë gjithçka: “Njerëzit mendojnë se të dalësh kështu është e lehtë, por nuk është”, deklaro ai.
Sipas gazetës franceze, trajneri i nxehur nga barazimi, e qortoi mesfushorin për zgjedhjen e tij të këpucëve për shkak të rrëshqitjes së tij të vazhdueshme. Në stërvitjen me dyer të hapura të pasdites së sotme, janë shumë të dukshme detaje se diçka kishte ndodhur mes të dyve dhe diçka duhej sqaruar.
Si fillim, Deschamps iu afrua lojtarëve pak para fillimit. Camavinga po lidhte këpucët dhe trajneri iu afrua: “A është gati Camavinga? Mund të fillojmë”, pyeti ai.
Megjithatë, pas një pjese të parë të stërvitjes, dhe pak para fillimit të lojës, Deschamps iu afrua Camavinga. E nga pamjet duket qartë se të dy po flasin për takat e këpucëve të tij. Në fakt, në dy raste, lojtari madrilen tregoi thumbat teksa bisedonte me trajnerin.
Duket qartë se Deschamps donte t’i bënte të qarta disa gjëra. Deschamps flet me gjeste, ndërsa Camavinga tund kokë, por edhe ndërhyn herë pas here.
Camavinga luajti kundër Austrisë dhe Polonisë, ndërsa kundër Holandës nuk luajti asnjë minutë.