Pronari i një kopshti pjeshke në Salem të Spanjës mbeti i befasuar pasi zbuloi se kush ia vidhte frutat.
Një spanjoll mbolli pemë në disa hektarë dhe investoi fonde të konsiderueshme. Kur i kapi hajdutët në flagrancë, i ka filmuar me telefonin e tij, pasi vështirë se ndokush do ta besonte.
Le të theksojmë menjëherë se ka një diskutim në TikTok për videon – më saktë nëse është e rreme. Kjo nuk duhet të jetë befasuese sepse jemi dëshmitarë se rrjeti global është i “mbushur” me montazhe të ndryshme që publikohen si “autentike”.
Nga ana tjetër portali spanjoll, Club Caza ka publikuar një storie, ku thuhet se dëmi i derrave në bujqësi nuk kufizohet vetëm tek të mbjellat apo frutat që përfundojnë në tokë.
Fermeri fatkeq nga Salem investoi 4000 euro për hektar dhe më pas kuptoi se derrat kishin ngrënë një pjesë të mirë të të korrave.