Është arrestuar një person në Dumnicë e Poshtme të Podujevës pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.