Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Derisa Perëndimi po tenton ta mund Rusinë me Ukrainë, Putini po e “pushton” Evropën me anë të zgjedhjeve

Derisa Perëndimi po tenton ta mund Rusinë me Ukrainë, Putini po e “pushton” Evropën me anë të zgjedhjeve

Shkruan: Afrim Kasolli

Suksesi elektoral i kandidatit pro rus, Cailn Georgescu, në zgjedhjet e fundit presidenciale në Rumani, paraqet edhe një episod të ndikimit gjithnjë e më të madh elektoral të Moskës mbi pjesën tjetër të kontinentit evropian.

Kryesisht, parti të ekstremit të djathtë, por edhe atij të majtë, të cilat nuk i kanë fshehur simpatitë ndaj Putinit janë duke shënuar sukses politik gjithnjë e më shumë në kuadër të shteteve të BE-së. Pra derisa Perëndimi është angazhuar maksimalisht për ta mundur Rusinë në Ukrainë, lideri rus krahas luftës në terren, po ashtu po e sfidon “kalanë nga brenda” duke e shtrirë ndikimin tij edhe në opinionin publik evropian me qëllim që shtohen preferenca politike pro tij, kundër Aleancës Veri-Atlantike si dhe kundër mbështetjes financiare për Kievin.

Kështu rezultatet impresive të Cailn Georgescu i bashkohen disa tjerave paraprake që kanë tronditur skenën tradicionale politike evropiane. Sipas mediave ndërkombëtare, janë të njohura qëndrimet e tij pro ruse si dhe kundër NATOS-së.

Ndërkohë, siç dihet kohë më parë, në Francë ishte dokumentuar se si Partia e Marin Le Pen-it, që realisht është formacioni më i madh politik në atë vend,  kishte huazuar mjete financiare nga një bankë fantome në Moskë. Kurse, rezultati i Alternativës për Gjermaninë, (AfD) si dhe Aleanca e re Sahra Wagenknecht (BSW), në zgjedhjet e fundit, në shtetet e Saksonisë dhe Turingisë, ishte konsideruar si një fitore tjetër e Putinit në këtë vend. As Austria nuk paraqet ndryshim në këtë drejtim. Kurse janë të ditura edhe qëndrimet publike të kryeministrit majtist të Sllovakisë, Roberto Fico dhe atij populist të Hungasrisë Viktor Orbán. Pra Putini po shfaqet gjithnjë e më shumë si një lider i admiruar në botën perëndimore si dhe që aleatë të tij janë duke siguruar pushtet gjithandej.

Sidoqoftë, shkaqet e këtij adhurimi nuk kanë të bëjnë vetëm me luftën në Ukrainë, ku këto parti janë duke e akuzuar SHBA-në dhe NATO-në, si përgjegjëse për këtë luftë  dhe jo pushtimin brutal dhe të paprovokuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nga Rusia. Këto parti po i akuzojnë qeveritë perëndimore se sanksionet ndaj Moskës e kanë dëmtuar më shumë qytetarin e zakonshme evropian se sa Rusinë. Por, këto sentimete kanë bazë edhe në zhgënjimin e masës së madhe ë publikut evropian në rendin liberal. Kurse të forca e liderit rus kanë gjetur modelin se si duhet mbrojtur vlerat tradicionale, familjen, kohezionin kombëtar nga presionet e emigracionit, kundër barazisë gjinore, të drejtave të grupeve si LGBTQ etj.

Pra është amplifikimi i kësaj retorike ekstreme konservatore e ushqyer nga Kremlini që po shndërrohet në një sirenë kumbuese politike për një pjesë të elektoratit politik evropian. Madje, sipas historianit të njohur amerikan Stephen Kotkin, Moska po operon në masë të madhe me përshtypjen apokaliptike se tashmë Perëndimi kolektivisht dhe SHBA-të në krye të tij, janë në rënie të lirë. Kurse një sërë krizash, sikur se rezultati i luftës në Irak, tërheqja e beftë nga Afganistani, kriza financiare dhe recesioni i madh ekonomik, e kanë sforcuar këtë ndjeshmëri.

Në këtë klimë depresive është e pritshme që të gjejnë shtrat forcat ekstreme të çdo ngjyre politike dhe ideologjike. Prandaj rezultati i luftës në Ukrainë do të ketë ndikim të dyfishtë përcaktues për të ardhmen, jo vetëm të atij shteti por edhe të rendit demokratik.  Sepse nëse një shtet autokratik e gjunjëzon rezistencën demokratike mbrojtëse të tij, kurse në anën tjetër janë ende të freskëta imazhet triumfit të regjimit të Talibaneve nga Afganistani, atëherë dyshimi në mundësitë e Perëndimit do të sforcohej edhe me shumë,

E,  këto lëvizje tektonike nuk është se nuk mund të prodhojnë ndryshime gjeopolitike. Të gjitha këto forca e sipër cekura politike po ashtu janë armiqësore ndaj lidhjeve transatlantike. Ato e kanë bërë të qartë se më shumë preferojnë një partneritet më të ngushtë ekonomik dhe politik me Rusinë dhe Kinën. /TV Arbëria

Themes by WordPress