Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Derisa Kosova përjashtohet nga dialogu strategjik me SHBA-në, Serbia sapo e ka filluar atë

Derisa Kosova përjashtohet nga dialogu strategjik me SHBA-në, Serbia sapo e ka filluar atë

Përgatiti: Afrim Kasolli

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një njoftimi publik treguan se do ta pezullojnë pa afat dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën. Ky veprim diplomatik erdhi si pasoje “shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë”. Në njoftimin e lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, thuhej se “veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. “Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, shtonte ndër të tjera kjo komunikatë e ambasadës amerikane, duke shpresuar për përmirësim të këtyre raporteve me Kosovën në të ardhmen.

Mirëpo, derisa Kosova është përjashtuar nga proces i rëndësishëm diplomatik bilateral, mediumi Evropa e Lirë sot shkruan, se Serbia do ta nis atë të premten. Me këtë rast sipas, ministrit të Jashtëm të Serbisë, “seanca e parë e këtij dialogu do të mbahet të premten, më 17 korrik”.

Ndërkohë, në janar të këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se “një nga kërkesat e paraqitura nga SHBA-ja për fillimin e Dialogut Strategjik me Serbinë, lidhej me sektorin e energjisë”. Me këtë rast ky shtet e “pranoi bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz”.

Kështu, derisa ky Serbia po i afrohet gjithnjë me shumë më SHBA-të, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri ne detyrë Albin Kurti ka dërguar sinjale të qarta se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-ve që edhe vendi ynë të behet pjesë e hartës energjetike rajonale, e cila ka për qëllim t’i furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me gaz të lëngshëm amerikanë(LNG). Investim ky që mëton ta shtroje rrugën e çlirimit përfundimtar si të rajonit tonë ashtu edhe të kontinentit nga ndikimi energjik rus.