Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët, edhe sot po përballen me pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar.

Pritjet më të gjata janë në dalje, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 120-180 minuta, derisa kolona është 1000-1100 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 75 minuta, ndërsa kolona 300 metra.

Pritje deri në 20 minuta për të dalë nga vendi ka në pikën e kalimit kufitar, Jarinje, derisa pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të vogla.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

/TV Arbëria