Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deri në orën 18:00, 16 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Deri në orën 18:00, 16 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot (e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59) përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Këto afate janë si në vijim:

-Afati për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje;

-Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve; dhe

-Afati për partitë politike për njoftim të mospjesëmarrjes në zgjedhje.

Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:

Deri në orën 18:00 siç ka njoftuar KQZ, 16 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE
Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Partitë politike:

3. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

4. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

5. Kosovaki Nevi Romani Partia;

6. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

7. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

8. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

9. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

11. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

12. SRPSKA LISTA;

13. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

14. FJALA;

15. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

16. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).

Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:
Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Po ashu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor:

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.