Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka bërë me dije se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave veriore mund ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri të vendit.
Në një intervistë ajo ka thënë se tani në atë pjesë kemi një pa dëgjueshmëri qytetare ndaj institucioneve të Kosovës.
Sipas saj, përkeqësimi i gjendjes në teren do të bije mbi krerët e institucioneve.
“Aktualisht kemi padëgjueshmëri qytetare në atë pjesë dhe situatë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve. Pra nuk ekzistojnë as parakushtet minimale të sigurisë për zgjedhje të lira, demokratike e me pjesëmarrje masive, që do të prodhonin përfaqësim me legjitimitet të plotë. Provokimi me zgjedhje mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë dhe përgjegjësia u bie krerëve të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Dërguti. /TV Arbëria