Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dërgohet në neurokirurgji politikani serb që u arrestua nga BIA për postimin në familjen Jashari

Dërgohet në neurokirurgji politikani serb që u arrestua nga BIA për postimin në familjen Jashari

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviq, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), dje rreth orës 16:00, siç ka bërë të ditur avokati i tij.

Arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, dje tha se Nikolla Sanduloviq është dërguar në një vend të panjohur dhe se “si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikollës se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon momente të vështira. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij”.

Ndërkaq, sot në faqen e Sanduloviqit në Facebook është njoftuar se ai gjendet në repartin e neurokirurgjisë.

“Nikolla ndodhet në repartin e neurokirurgjisë, që do të thotë se banda kriminale e këtij vendi ende kërkon ta vrasë. E kane rrëmbyer nga shtëpia pa asnjë dokument, pa asgjë…turp…Europë???? Familja nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore dhe as ndonjë nga mjekët e VMA”.

Powered by WordPress