Ndeshja e parë mes Milanit dhe Interit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të drejtohet nga gjyqtari spanjoll Jesus Gil Manzano.
Manzano do të ndihmohet nga ndihmësit Diego Barbero dhe Ángel Nevado. José María Sánchez gjyqtari i katërt ndërsa në VAR do të jetë Juan Martínez Munuera, me Alejandro Hernández në AVAR.
Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni është ajo ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt, sfidë e cila zhvillohet të martën.
/TV Arbëria