Ajo tha se nga provat e Prokurorisë në Gjykatën Speciale ka mësuar se autor i komunikatës së njohur nr. 59 të UÇK-së, sipas saj, ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.
Geci tha se “Hashim Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen time dhe babain tim”.
“Familjen time nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqi, jo po e shkatërron Hashim Haxhi Polari prej Buroje”, tha Geci.
“Në emër timin dhe në emër të familjes Geci, dua ta falënderoj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatë 59”, tha fillimisht deputetja e LDK-së, duke e cituar më pas në anglisht një deklaratë të Rexhep Selimit.
“Sipas deklaratës së Selimit, përmes një thirrjeje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin që kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur: në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht”, tha ajo.
/TV Arbëria