Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vlerësuar se në Kosovë ekziston fenomeni i femicidit, atë të vrasjes së gruas vetëm për shkak se është grua.
Fejza ka deklaruar publikisht kështu në Kuvendin e Kosovës ose në Tempullin e Demokracisë, duke e barazuar nivelin demokratik të vendit me atë të Afganistanit dhe Iranit, shkruan Demokracia.com.
“Ka diskutime të ndryshme që bëhen në këtë linjë, mirëpo tendenca për me e relativizu e cila në Kosovë i kemi 66 gratë të vrara dhe të themi se nuk vriten vetëm pse janë gra, kjo është e papranueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të kemi sa më shumë barazi e drejtësi. Mendoj që s’do mend se ka femicid dhe ka vrasje të grave sepse janë gra”, deklaroi ajo.
/TV Arbëria