Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deputetja e VV: Raporti i KE-së më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake

Deputetja e VV: Raporti i KE-së më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake

Deputetja, Fjolla Ujkani ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për raportin e Komisionit Evropian për vendin.

Ujkani tha në Kuvend se ky i sivjetmi ishte “raporti më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake”, ndonëse pati kritika se ai “nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e Qeverisë”.

“Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Raporti, megjithatë, kërkon shqyrtim kritik”.

“Raporti nuk pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e pandërprerë të Qeverisë tonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress