Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Deputetja e PDK-së: U trefishuan çmimet, Qeveria nuk po i rritë rrogat

Deputetja e PDK-së: U trefishuan çmimet, Qeveria nuk po i rritë rrogat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, raporton TV Arbëria.

E shkak për këtë sipas janë ngritja e çmimeve bazë të artikujve, mos rritja e pagave e të tjera.

Sipas saj trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët.

Reagimi i plotë:

S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri

Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët.

Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat!

Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal.

Në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve.

Themes by WordPress