Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, shprehet kritke ndaj kryeministrit Kurti në lidhje me deklaratën e tij, i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë se në Maqedoni të Veriut nuk po rrezikohet gjuha shqipe.
Musliu-Shoshi vlerëson se Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme.Ndryshe shkruan ajo, kombi shqiptar kryeministrin Kurti do ta njeh si një lider ‘përqarës’.
“Historia do të njeh si lider PËRÇARËS i kombit shqiptar! Një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e bashkëkombësve në rajon. Në vend që të shërbejë si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku ndodhen, Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga drejt suksesit!”, ka shkruar ajo.