Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputetja e PDK, bashkëkryesuesja e seancës e godet Avni Deharin: Pashë shumë parregullsi nga fillimi deri te mbyllja e vrazhdë

Deputetja e PDK, bashkëkryesuesja e seancës e godet Avni Deharin: Pashë shumë parregullsi nga fillimi deri te mbyllja e vrazhdë

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila në cilësinë e deputetes më të re e asiston kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ka bërë me dije se kryesuesi i seancës konstituive gjatë seancës së djeshme ka bërë shumë shkelje.

Sipas saj Dehari nuk e ka respektuar skenarin e seancës që i ishte paraqitur dje nga sekretaria e Kuvendit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Jashari ka shkruar se Dehari ka bërë shumë parregullsi në drejtim e seancës.

“Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari sot doli nga skenari, nga korniza që parashihet për një udhëheqës të kësaj seance. Devijimi nga ky skenar ndodhi që nga pika e parë, ku në vend që deputetët të ftoheshin për votim, ai thirri përfaqësuesit e partive politike për konsultime. Si kryesuese ndihmese e kësaj seance, pash shumë parregullsi, që nga fillim e deri tek mbyllja e vrazhdë e saj. Kjo pozitë, ani se e rastësishme për shkak të moshës, duhet të merret me shumë përgjegjësi!”, ka shkruar Jashari.