Deputeti shqiptaro-zviceran, Korab Rashiti ka analizuar kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, për të cilin thotë se është njeri me frymë bashkëpunimi shumëdimensional.
“Jam i bindur se Bedri Hamza është gjithashtu kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane, por edhe i respektuar nga udhëheqësit e tjerë evropianë, si dhe nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në shumicën e vendeve të Evropës”, ka shkruar Rashiti.
Postimi i plotë:
Dje në mbrëmje e dëgjova me shumë vëmendje Bedri Hamzën në RTV Dukagjini. Mendoj se kandidatura e tij për kryeministër është më e afërta me një diagnostikë reale dhe të saktë të ekonomisë së vendit. Qasja e tij qeverisëse më duket gjithashtu më e përshtatshme për një shtet të vogël, të cilit nuk i duhen eksperimente ideologjike apo sociale, por një njeri me frymë bashkëpunimi shumëdimensional.