Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputeti serb: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës me vite i kanë sugjeruar Vatikanit ta ndryshoj qëndrimin – Papa Françesku s’do ta bëjë këtë

Deputeti serb: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës me vite i kanë sugjeruar Vatikanit ta ndryshoj qëndrimin – Papa Françesku s’do ta bëjë këtë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi – Itali dhe Selisë së Shenjtë, Jovan Palaliq është shprehur i bindur se Papa Françesku nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës si shtet.

I pyetur për qëndrimin e Vatikanit ndaj Kosovës, Palaliq ka pretenduar se nga qarqet e larta të kishës katolike i është thënë se Papa Françesku nuk dëshiron ta njohë Kosovën si shtet të pavarur sepse synimi i tij është të kontribuojë për paqen dhe jo të krijojë problemet në rajon.

“Megjithatë, sot është Papa Françesku dhe kushedi se çfarë do të sjellë e ardhmja, sepse për vite me radhë përfaqësuesit e lartë të vendeve që janë sponsorët kryesorë për Kosovën ia kanë sugjeruar Papa Benediktit dhe Papa Françeskut të ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

Duke mbështetur tezën dhe pretendimet e tij, Palaliq thotë se “Vatikani gjithmonë llogaritet me realitetin”, situatën aktuale në terren, pavarësisht pozicionit të tij zyrtar, dhe se “vepron në dimensione të shumëfishta”.