Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputeti pretendon se para 20 viteve e ka zënë duke vjedhur Hekuran Muratin

Deputeti pretendon se para 20 viteve e ka zënë duke vjedhur Hekuran Muratin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka pretenduar se ministri Hekuran Murati ia kishte vjedhur kimikat.

Ai thotë se kjo ka ndodhur para 20 viteve.

Në një video, të cilën e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati deklaroi se kjo ka ndodhur në një universitet të huaj në të cilin punon, kurse Murati ishte student në atë universitet.

“Unë mendoj që ky Hekuran Murati është një nga kriminelet më të rrezikshëm të organizatës mafioze Vetevendosje. Para ja 20 vite, unë punoja në një universitet, në një universitet tjerë, jo në universitet të Prishtines ku punoj sot. Dhe në zyrën teme e patan nxon qët Hekuran murati si student, mbrapa shpinës, tu mi vjedhë ja 20 kimika me llogo të universitetit”, ka thënë ai.

Powered by WordPress