Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputeti Plarent Ndreca del nga ambientet e SPAK pas katër orëve dëshmi: Jam njohur me akuzë

Deputeti Plarent Ndreca del nga ambientet e SPAK pas katër orëve dëshmi: Jam njohur me akuzë

Deputeti i PS Plarent Ndreca ka dëshuar në SPAK për rreth katër orë. Në dalje ai tha për mediet se është nohur me akuzën e shkeljes e pabarazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

“Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, tha ai para gazetarëve.

Themes by WordPress