Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputeti i VV thotë se duhet të sanksionohet mënyra se si Srpska e propozoi Simiqin nënkryetar

Deputeti i VV thotë se duhet të sanksionohet mënyra se si Srpska e propozoi Simiqin nënkryetar

Deputeti i Vetëvendosjes, Arton Konushevci, tha se propozimi i deputetit të Listës Srpska, Igor Simiq, për nënkryetar të Kuvendit, i cili tha “në emër të popullit serb”, duhet të sanksionohet.

“Në Republikën e Kosovës, propozimet institucionale kanë rregulla të qarta kushtetuese, andaj kjo shkelje e qëllimshme nga deputeti serb, Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit serb, duhet të sanksionohet nga autoritetet kompetente”.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar në një takim shefat e grupeve parlamentare për formën e votimit të nënkryetarëve.